Deputeti i VV-së pro themelimit të Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, është shprehur pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, të cilin po e kërkon opozita.
Ndonëse partia e tij është shprehur kundër kësaj iniciative, në një video të “Paparacit”, deputeti në fjalë shihet duke e nënshkruar themelimin e këtij komisioni.
Më pas, ai e ka pranuar se e ka nënshkrua këtë iniciativë të opozitës.
“Po, e kam thënë edhe publikisht që e jap nënshkrimin. Nëse ka dyshime për keqpërdorime le të përdoren rrugët ligjore për të zbardhur do dyshim”, ka thënë Korenica për gazete “Express”.