Deputeti i VV-së ‘përforcon’ argumentet kundër grevës: E kam edhe një profil tjetër në Facebook - NACIONALE

Deputeti i VV-së ‘përforcon’ argumentet kundër grevës: E kam edhe një profil tjetër në Facebook

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Ardian Gola ka bërë një postim tjetër në Facebook për të përforcuar “argumentet” kundër grevës së SBAShK-ut.

Ai shton se ka një profil tjetër në Facebook përveç atij ku shpreh qëndrimet e partisë politike që i takon, Vetëvendosjes.

“Kur dua të shprehi diçka autentiken time, e përdori profilin privat të Facebook-ut.” - ka thënë profesori dhe deputeti.

Ai ka përmendur edhe vajzat e tij, e për të cilat thotë se “kanë tejkaluar kufijtë e dëshpërimit”.

Gola në deklarimin e tij të pasurisë ka treguar se merr të ardhura vjetore prej Kuvendit të Kosovës dhe UP-së në vlerë prej 26 mijë e 692 eurove.

Statusi i plotë:

Une kam edhe nje profil politik ne fejsbuk, me te njejtin emer e mbiemer. Aty shprehi qendrime politike te formacionit politik, qe i takoj, LV-se dmth. Kur dua te shprehi dicka autentike timen, e perdori profilin privat te fejsbukut. Andaj, ju garantoj qe ate cfare e shkruaj ketu eshte qendrim autentik i imi, i cili sado qe mundet te jete ne vije me LV-ne, nuk buron prej saj. Me fjale tjera, ketu jane qendrimet e mia private si qytetar, prind, profesor etj. Ne kete kapacitet edhe po kerkoj qe #mesimiduhettefilloje ngase lotet e vajzave te mia tejkaluan kufijt e deshperimit duke u krahasuar me shoqet e veta te lagjes qe po vijojne parashkollorin ne privat. Thjesht, boll eshte boll. Qeveria ka bere hapa domethenes, ndersa sindikata vec eshte barrikaduar “ja 100 eur, ja greva vazhdon”.

Lajme të ngjashme