Deputeti i VV-së paralajmëron: Nëse vjen i njëjti Kod Civil, vota është kundër
Nëse Kodi Civil shkon për votim në Kuvend me të njëjtin format për bashkëjetesat e gjinisë së njëjtë, deputeti Visar Korenica sërish voton kundër.
Kështu ka bërë të ditur vetë deputeti, duke shtuar se vota e tij nuk do të ndryshojë.
“Nëse vjen me përmbajtje të njëjtë, nuk ka luhatje të qëndrimit, vota do të jetë e njëjtë si herën e kaluar”, është shprehur shkurt ai për Front Online.
Edhe më herët ky Projek Kod Civil ka shkuar në Kuvend , por nuk është miratuar nga deputetët.
Për këtë shkak, Vetëvendosje ka penalizuar kandidatët për kryetar të qendrave duke i eleminuar nga gara.