Deputeti i VV-së kërkon që të mos flitet keq për kryeministrin Kurti: Po e ashpërsoni Serbinë - NACIONALE

Deputeti i VV-së kërkon që të mos flitet keq për kryeministrin Kurti: Po e ashpërsoni Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Artan dhe mbiemrin Abrashi ka bërë një postim në Facebook, ku në mënyrë indirekte ka kërkuar që të mos flitet keq për kryeministrin Albin Kurti. Dmth kurrë. Për asnjë gjë. Por, pse?

Deputet Abrashi pretendon se “çdokush që në Kosovë flet kundër Albin Kurtit, menjëherë citohet nga mediet në Serbi.”

Megjithatë, a do të nënkuptonte kjo heshtjen e plotë të kritikës ndaj Kurtit – vetëm se, citohen nga mediet serbe?

“Kurrë kështu e kaq shumë mediet në Serbi nuk janë shërbyer nga komentatorë e analistë të Kosovës për të përshkruar njëanshëm çdo zhvillim në vend. Në mesin e personave që citohen për të sulmuar Albin Kurtin gjeni politikan aktivë pa asnjë arritje, politikan të pensionuar, ish-këshilltarë e funksionarë të ndryshëm të PLAN-it. Kritikat e tyre përplot inate pastaj përdoren si kanar i kritikave të politikanëve serbë ndaj Albin Kurtit,” – ka pretenduar z. Abrashi.

Abrashi ka pretenduar që pikërisht për shkak të kritikave të analistëve shqiptarë ndaj Kurtit, po ashpërsohet gjuha e Serbisë ndaj tij.

Për më tepër, deputeti ka lidhur Albin Kurtin direkt me interesin kombëtar, duke i konsideruar kritikët se po bëhen instrumente të qëllimeve kundër interesit kombëtar.

“Kur kundërshtinë ndaj Albin Kurtit e ke qëllim e jo instrument, përfundon duke u bërë vetë dhe vetëm instrument i qëllimeve kundër interesit kombëtar. Instrument për qëllimet e Serbisë kundër Qeverisë së parë të Kosovës që nuk varet nga votat e Beogradit, që nuk lejon mbajtjet e referendumit serb dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe që vendos reciprocitet,” u shpreh më tej

Lajme të ngjashme