Deputeti i VV-së ia bën “zemër” postimit të Abrashit, ku Kurti cilësohej babadimër
Dje deputeti i VV-së, Artan Abrashi, publikoi një fotografi, ku Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, cilësohej si “BABAdimër”, pasi Qeveria e Kosovës vendosi t’iu ndajë nga 100 euro pensionistëve dhe fëmijve.
Statusin e Abrashit e ka pëlqyer edhe një deputet tjëtër i VV-së, Agron Batusha. Madje deputeti i VV-së nga Gjakova, pra Batusha, e ka bërë reagimin me zemër. Pra Batusha ka reaguar ndaj cilësimit të Kurtit si “babadimër” më shume se veç më pëlqim (e ka bërë “love”).
Përveç deputetit Batusha, fotografinë e Abrashit e ka pëlqyer edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu dhe asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri. Madje, asistenti i Kurtit ka reaguar me zemër, pra më shumë se pëlqim, njëjtë sikurse Batusha.