Deputeti i VV-së e bën Kurtin babadimër: “E ka leshu dorën BABA-dimri” - NACIONALE

Deputeti i VV-së e bën Kurtin babadimër: “E ka leshu dorën BABA-dimri”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti babadimër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi në të cilën kryeministri duket me kapelë të babadimrit dhe disa dhurata.

Në foto shkruan “Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”.

Këtë fotografi e ka postuar pasi Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për të ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët për fundvit.

Ndaj kësaj fotomontazhe të deputeti të VV-së ka reaguar analisti Ilir Mirena.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se veprimi i deputetit të partisë në pushtet është mjerim.

Shiheni mjerimin e nje deputeti qe paguhet me taksat tona…”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme