Deputeti i VV-së del me disa kërkesa: Të mbyllen motelet, duhet cenzurë edhe për emisione si "Big Brother" - NACIONALE

Deputeti i VV-së del me disa kërkesa: Të mbyllen motelet, duhet cenzurë edhe për emisione si "Big Brother"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se në motele nuk ka kontrollë të mjaftueshme, dhe ka lënë të kuptohet se të njëjtat, duhet të mbyllen si kazinot.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Korenica ka thënë se edhe në rrjetin social “Tik Tok”, po publikohen video “të dëmshme” për shoqërinë.

“Në anën tjetër, edhe motelet që bijnë si kërpudha nuk po kanë kontrollë të mjaftueshme. Të lejohet një e mitur me u abuzu, këtu duhet të përfundojnë në pranga çdo njeri që nuk ka marrë masa të mjaftueshme ta parandalojë abuzimin e të miturës, dhe biznesit ti vendoset dryni përgjithmonë. Të mbyllen njejt siç janë mbyll kazinot.” – ka thënë ai.

Korenica tutje ka shtuar se duhet të ketë cenzurë edhe nëpër kanalet ku shfaqen emisione si “Big Brother”.

“Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.” – tha ai.

Postimi i plotë i deputetit Korenica:

Rrjeti tiktok kinez është prej rrjeteve më të rrëzikshme ku fëmijët e në masë të madhe edhe adoleshentët kanë çasje pa cenzurë, ku publikohen videot nga më të ndryshmet e që janë të dëmshme dhe ç‘thurrje për shoqërinë tonë.

Në anën tjetër, edhe motelet që bijnë si kërpudha nuk po kanë kontrollë të mjaftueshme. Të lejohet një e mitur me u abuzu, këtu duhet të përfundojnë në pranga çdo njeri që nuk ka marrë masa të mjaftueshme ta parandalojë abuzimin e të miturës, dhe biznesit ti vendoset dryni përgjithmonë. Të mbyllen njejt siç janë mbyll kazinot.

Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.

Të veprohet pra se të jetë vonë!

Lajme të ngjashme