Deputeti i PDK-së paralajmëron sërish rritje të çmimit të rrymës - NACIONALE

Deputeti i PDK-së paralajmëron sërish rritje të çmimit të rrymës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e sektorit të energjisë në vend.

Sipas tij, paralajmërimet që opozita i kishte bërë katër vite më parë tashmë janë bërë realitet, pasi vendi po përballet me sasi të paprecedentë të importit të energjisë.

Deputeti i PDK-së paralajmëroi gjithashtu rritje të re të tarifave të energjisë, duke akuzuar rregullatorin për mungesë pavarësie dhe për shërbim ndaj interesave të pushtetit.

“Ju garantoj që i gjithë sektori energjetik, edhe me të ashtuquajturin rregullator të pavarur, që s’është më i pavarur, na pret që brenda muajit Prill/Maj me pas prapë rritje. Në kohën kur do të rishqyrtohen tarifat, do të kemi rritje të energjisë elektrike”, shtoi ai për gazetën Blic,

Lajme të ngjashme