Deputeti i PDK-së nervozohet me ministrin Vitia: Marre duhet me iu ardhë - NACIONALE

Deputeti i PDK-së nervozohet me ministrin Vitia: Marre duhet me iu ardhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth ndërtimin të Spitalit të Ferizajt.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, Reçica ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë në ndërtimin e këtij spitali.

Ai ka bërë me dije se në qeverinë e PDK-së ndërtimi i këtij spitali ishte paraparë të përfundojë në vitin 2021.

QKMF-ja është shumë mirë po që ndërtohet, por nuk është zëvendësim për spitale, nuk është zëvendësim. Me qeverisjen e PDK-së spitali, i cili ka filluar në vitin 2017, ka qenë dashtë të përfundon më 15 qershor të vitit 2021”, ka thënë Reçica.

Në adresimin e tij ka ndërhyrë ministri Vitia, duke thënë se kjo çështje është në prokuroria.

Por, sipas deputetit të PDK-së, ndërtimi i këtij spitali nuk është dashur të ndalet.

Pse është në prokurori, është çështje e prokurorisë. Nuk ndalet një objekt, po me iu pyet juve ne është dashur me nejtë pa rrymë, sepse ju keni komision hetimor për njeriun për hajeni të rrymës, e çka tash? Me e ndalë rrymën a? Marre duhet me iu ardhë, turp duhet me iu ardh”, ka thënë Reçica.

Lajme të ngjashme