Deputeti i PDK-së: Kolapsin energjetik e solli Lëvizja Vetëvendosje - NACIONALE

Deputeti i PDK-së: Kolapsin energjetik e solli Lëvizja Vetëvendosje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kolapsin energjetik e ka sjellur Lëvizja Vetëvendosje.

Në një shkrim në Facebook, Tahiri ka thënë se për pesë vite, qeverisja e Vetëvendosjes ka qenë ilustrim i kapjes së shtetit.

1️⃣Punësimi masiv i aktivistëve partiakë në pozita kyçe në KEK, duke përjashtuar profesionistët dhe duke e shndërruar ndërmarrjen publike në zgjatim të strukturës partiake.
2️⃣

Kurdisje tenderësh për qindra miliona euro, që përfunduan në xhepat e familjarëve dhe bizneseve të lidhura me pushtetin – një skemë klasike e shpërdorimit të parasë publike.

3️⃣

Emërimi i zyrtarëve politikë në krye të KEK-ut, përfshirë të arrestuarin Nagip Krasniqi, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të “kapelës së zezë” Dejona Mihali – për të betonuar kontrollin e partisë mbi energjinë.

4️⃣

Shitblerje të dyshimta të energjisë elektrike, të menaxhuara nga zyra ku është punësuar vëllai i Kryeministrit në largim – një konflikt interesi që sfidon çdo standard etik e ligjor.

5️⃣

Rritje drastike të tarifave për qytetarët – me mbi 127% më shumë për çdo familje që paguan faturën mujore të energjisë.

6️⃣

Shtrejtim ekstrem për sektorin privat – me mbi 270% rritje për mbi 1,300 biznese, të cilat mbajnë gjallë më shumë se 150 mijë vende pune në vend.

7️⃣

Bllokimi i investimeve strategjike amerikane, përfshirë projektin e termocentralit “Kosova e Re” dhe gazpërçuesin amerikan – duke dëmtuar rëndë të ardhmen energjetike të Kosovës dhe partneritetin me SHBA-në.

Ky është rezultati i një qeverisjeje që energjinë e trajtoi si pronë partiake dhe burim përfitimesh të paligjshme. Kostoja e këtij keqmenaxhimi po paguhet rëndë nga qytetarët dhe ekonomia e vendit” -ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme