Deputeti i PDK-së kërkon dorëheqjen e Kurtit: S’po mundet me i kry punët - NACIONALE

Deputeti i PDK-së kërkon dorëheqjen e Kurtit: S’po mundet me i kry punët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Çështja e librave shkollorë po vazhdon të ngjall goxha debat në Kosovë. Madje për këtë temë, partitë opozitare ftuan edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi për shkak të mungesës së kourumit, pasi pushteti nuk mori pjesë.

Në lidhje me këtë temë, PDK-ja e LDK-ja kanë paralajmëruar edhe nisma ligjore kundër ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një deklaratë për Kallxo, ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Kryeministri të largohet vet, të japë dorëheqje, nuk po mundet me kry punën që ia kanë dhënë qytetarët” – deklaroi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Lajme të ngjashme