Deputeti i PDK-së flet për sondazhe ndërkombëtare: PDK-ja e para, VV-ja e treta
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se partitë në Kosovë po kthehen në votën e tyre tradicionale.
Ai ka thënë se sipas disa sondazheve ndërkombëtare, PDK-ja është parti e parë.
“Sondazhet ndërkombëtare na tregojnë se të gjitha partitë po kthehen në votën e tyre tradicionale. Ju e dini cila është baza tradicionale e partive. PDK aktualisht varion nga 29 deri 33 % të votive në Kosovë, LDK lëviz nga 24 deri 26% të votive në Kosovë, LVV e cila tash ka hyrë si parti e fortë shkon nga 16 në 22 % të votive në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.