Deputeti i LDK-së del në mbështetje të rrënimeve në Ujman - NACIONALE

Deputeti i LDK-së del në mbështetje të rrënimeve në Ujman

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ermal Sadiku, ka dalë në mbështetje të veprimeve të Qeverisë në detyrë për rrënimin e ndërtesave, siç ka thënë ai, në prona shtetërore në Ujman.

Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit.

Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

Ligj dhe shtet. Për çdo qytetar dhe për çdo etni, pa dallim”, ka shkruar Sadiku.

Lajme të ngjashme