Deputetët e VV-së tregojnë pse nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit për librat - NACIONALE

Deputetët e VV-së tregojnë pse nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit për librat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas bojkotimi të senacës së jashtëzakonshme për librat, deputetë të VV-së kanë mbajtur konferencë për medie në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka treguar se pse nuk morën pjesë në seancën e sotme ku do të diskutohej për librat shkollorë.

Ai ka thënë se përshkrimi i çështjes për thirrje të seancës është i papranushem dhe se ende nuk i dinë implikimet e vendimit për librat.

E para e punës është që qysh në parashkrimin e çështjes e kemi një cilësim i cili është i papranueshëm për në e që është “dështimi në sigurimin e librave”. Meqë bëhet fjalë për një vendim të marrë rishtasi nga Qeveria e Kosovës e që kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikës së shpërndarjes së librave shkollor nëpër shkolla për fëmijët tanë, ne ende nuk i dijmë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirëinformuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor.” – ka thënë tutje ai.

Lajme të ngjashme