Deputetët e votojnë kolegun: Punëtori i Kuvendit bëhet anëtar në Këshillin Prokurorial
Visar Krasniqi është zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial në Kuvend, nga radhët e shoqërisë civile. Ai mori 74 vota.
Megjithatë, për Krasniqin, Nacionale ka raportuar dje se është punëtor i Kuvendit të Kosovës.
Pra, punëtori i Kuvendit u votua për anëtar në KPK.
Madje, Visar Krasniqi është edhe zyrtar në Komisionin për Legjislacion, ku ai aplikoi. Pra, u poentua nga kolegët me të cilët punon.