Deputetet e PDK-së dhe VV-së e takojnë kryeministren e Lituanisë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, kanë takua sot kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonyte.
Takimi ka ndodhur në kuadër të grupit Women Parliamentary Assembly of the Council of Europe.
Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së, ka treguar Lituania do të ketë presidencën e Komitetit të Ministrave.
Sipas saj, shkëmbimi i pikëpamjeve me kryeministren dhe ministrin e Jashtëm të këtij shteti janë me rëndësi të veçantë.
“Sot në Lituani, ku bashkë me znj.Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë! Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Ëomen Parliamentary Assembly of the Council of Europe. Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë edhe për 🇽🇰 Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias. Falenderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen”, ka shkruar Musliu-Shoshi.