Deputetët e opozitës formojnë “mur”, presidenti i Koresë së Jugut nuk shkon në Kuvend
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka hequr dorë nga shkuarja në Kuvend. Nuk është e qartë se çfarë e bindi atë që ta merrte këtë vendim, por një arsye mund të jetë grupi i madh i deputetëve të zemëruar të opozitës që po qëndrojnë në hollin e Kuvendit.
Në 15 minutat e fundit, hapat në Asamblenë Kombëtare u shtuan shpejtë, përderisa gazetarët u munduan që t’i merrnin pozicionet e tyre, pasi dëgjuan se presidenti do të vinte së shpejti. Pati nxitim me aktivitete, përderisa zyrtarët e sigurisë u munduan që ta sprapsnin turmën, raporton televizioni BBC.
Megjithatë, tani duket se ka huti, thotë reporterja e BBC-së nga Seuli, Tessa Wong. Shumë janë duke pritur ende për të parë se çfarë do të ndodhë. Brenda ndërtesës, ligjvënësit që po brohorisnin në mënyrë të zhurmshme tani janë të heshtur.
Më vonë, Zyra Presidenciale i mohoi raportimet se presidenti do ta vizitonte Asamblenë Kombëtare.
Një burim i lartë u tha gazetarëve se “nuk ka orar të caktuar që presidenti ta vizitojë Asamblenë Kombëtare sot”.
Zemërimi ndaj presidentit është shtuar pasi ai e shpalli gjendjen ushtarake para disa ditëve. Policia ka thënë se është duke e hetuar për kryengritje.