Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë përballen në futboll të dielen - NACIONALE

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë përballen në futboll të dielen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dielen më 30 qershor, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ata të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje futbolli.

Siç raportohet, ky organizim bëhet në kuadër të aktiviteteve për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

Ndeshja do të luhet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali

Ajo fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës.

Lajme të ngjashme