Deputetët e Guxo e të VV që megjithatë duket se i “dolën në krah” Osmanit
Shpërthimi i Presidentes Vjosa Osmani me krejt të tjerët, duke e cilësuar “qesharake” deklarimin e Kryeparlamentarit Konjufca e “hedhje në ujë të gjithçkaje” për KiE, me atë se çfarë bëri Ministrja e Jashtme Gërvalla me akterët e tjerë të përfshirë në këtë proces, na tregoi se në momente të këtilla, për shkak të pushtetit të madh të anës tjetër, pra Kurtit, pak njerëz mund të të qëndrojnë pranë. Anipse disa prej atyre që “i dolën kundër” ishin krijesat politike të vetë Osmanit. Ajo që ra në sy përveç Gërvallës “së atakuar” ishte deklarata e deputetës Jeta Statovci e cila e vazhdoi talljen e Konjufces me Presidenten, duke thënë se “dinamikat” se lejuan koordinimin.
Por, del se disa deputet dhe jo veç të “GUXO-së”, guxuan t’i qëndrojnë pranë Osmanit. Përveç Burim Metës, i cili edhe deklarativisht i doli në përkrahje Osmanit është edhe një fotografi e postuar po dje, nga deputeti i VV-së Eman Rrahmani, së bashku me Presidenten Osmani, deputetët e Guxo-s, Meta e Ekrem Mustafa.
Në ktë fotografi reagoi edhe vetë Presidentja, duke ia bërë “like”, deputetit të VV-së.
“Nga aktiviteti i javës së kaluar së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe deputetet Burim Xh Meta dhe Ekrem Mustafa” – shkroi Rrahmani, foto kja e pëlqyer nga Presidentja.
