Deputetët duhet t’i deklarojnë edhe stolitë, APK-ja do ta kontrollojë pasurinë e tyre
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur që do të kontrollojë pasuritë e zyrtarëve teksa ka shtuar se Ligji për Deklarimin e Pasurisë i obligon zyrtarët publikë që të deklarojnë edhe stolitë.
Insajderi ka raportuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka raportuar nëse posedojën stoli ari anipse janë të obliguar ligjërisht që ta bëjnë këtë gjë.
“Bazuar në Ligjin i ri për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave me numër 08/L-108, paragrafin 1.9 të nenit 3, përkatësisht kapitulli i III, Neni 6 i Ligjit ka përcaktuar deklarimin e pasurisë, të ardhurave, përfitimeve materiale dhe detyrimeve financiare përcaktohen pasuritë që obligohet të deklarohen nga subjektet deklaruese, duke përfshirë stolitë.” – kanë thënë nga APK-ja.
Më tej, ky institucion do të bëjë kontrollimin e pasurisë që është deklaruar nga zyrtarët publikë.
“Pas periudhës së plotësimeve dhe korrektimeve, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin në fuqi, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të bëjë kontrollin e pasurisë, sipas formulës dhe procedurave ligjore.” – kanë thënë nga APK.