Deputete Matoshi e dëshmon me pyetje se nuk e di kur nisi greva, më pas thotë: "Po de, pse po keshë?"
Deputetja e Vetëvendosjes, Ardiana Matoshi, ka folur po ashtu në lidhje me Grevën e Përgjithshme por duke dëshmuar se nuk ka njohuri në lidhje me paralajmërimet e sindikalistëve.
“Pse nuk e keni marrë parasysh me bo grevë në muajin korrik dhe gusht.” – tha znj. Matoshi.
Ajo më pas, iu drejtua dikujt me fjalët.
“Po de, pse po keshë?” – i tha znj. Matoshi dikujt.

“Grevën e kena bo në gusht, më datën 25. Greva me rregulla ndërkombëtare bëhet me dëmtu punëdhënësit. Nëse ti bën grevë dhe s’e dëmton kurrgjo punëdhënësin, nuk ja arrin qëllimin.”
Në fakt, greva është paralajmëruar prej shtatorit të vitit të kaluar dhe ka pasur edhe protesta të mëdha në prill të vitit 2022.