Deputete e AAK-së thotë se Kurti i “premtoi popullit shkopin magjik”: Nuk e ka asnjë të arritur - NACIONALE

Deputete e AAK-së thotë se Kurti i “premtoi popullit shkopin magjik”: Nuk e ka asnjë të arritur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Duke folur në Kanal 10, Kadrijaj ka vlerësuar se Kosova i ka humbur aleatët.

Tutje, ajo ka vlerësuar se Qeveria e kryeministrit Kurti nuk e ka asnjë të arritur.

“I kemi humbur aleatët tanë, për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara…Kjo qeveri ka ardhur me pompozitet në qeverisje. Popullit i ka premtuar shkopin magjik. Ta udhëheqës komplet qeverinë, ta kesh shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe mos ta kesh një të arritur, në fakt asnjë të arritur, është dëshpëruese, denigruese” – ka thënë Kadrijaj, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme