Deputet Thaçi nga VV e shkruan një fjali të vetme, gabon tri herë
Deputeti i VV-së Halil Thaçi e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook me vetëm një fjali... dhe përsëri nuk ka arritur që të evitojë gabimet drejtshkrimore.
Thaçi që kishte mbrojtur shefin e KEK-ut që u arrestua këtë javë me anë të një shkrimi ku i bënte masakër gjuhës amtare.
Por, kësaj here ka shkruar më pak e megjithatë ka gabuar shumë.
Nga kjo fjali kuptohet se z. Thaçi beson që emrat e mbiemrat njëjës shkruhen njësoj si ata në shumës, me ë në fund. Përveç kësaj, ai është treguar edhe mosrespektues i rasës kallëzore.
“Për dallim prej dikur kur ishte faktorë, sot Vuçiq në zgjedhjet në veri është vetëm një spektatorë i dëshpëruar në distancë!” – ka thënë deputeti nga Obiliqi.
E do të duhej të shkruante:
“Për dallim prej dikur kur ishte faktor, sot Vuçiqi në zgjedhjet në veri është vetëm një spektator i dëshpëruar!”
Natyrisht, edhe distanca nuk ka asnjë kuptim meqë është e vetëkuptueshme se spektatori ka distancë nga faktori.
Statusi pa ndërhyrje: