Deputet Metës i prishet pak Bajrami, nënkupton se dikush ia mbylli derën duke i thënë “jam në pushime” - NACIONALE

Deputet Metës i prishet pak Bajrami, nënkupton se dikush ia mbylli derën duke i thënë “jam në pushime”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë Guxo e që është pjesë e grupit parlametar të VV-së, Burim Meta ka uruar festën e Kurban Bajramit, por njëkohësisht ka shprehur edhe pakënqësi.

Meta përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar ata që për festë të Kurban Bajramit po shkojnë për pushime e që s'po qëndrojnë në Kosovë.

"Uroj bajramin sic uroj ne mirekuptimin tim te te gjithe atyre te cilet me te vertete shkuan per te pushuar, e jo per te “pushuar” keto dy dite." - ka shkruar ai në Facebook.

Statusi i deputet Metës:

Urime festa e gezimit, Kurban Bajrami edhe per te gjithe Ju te cilet nuk ndodheni ne shtepite e juaja. Nuk ndodheni sepse planifikuat qe me rezervimet e juaja t’i stermbushni hotelet ne bregdetin shqiptar dhe ne ate te Malit te Zi, ne Turqi dhe gjithandej. Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona. Katandisje e perikje! Uroj bajramin sic uroj qe kjo varferi shpirterore e sociale te varferohet sa me shpejt! Uroj bajramin sic uroj ne mirekuptimin tim te te gjithe atyre te cilet me te vertete shkuan per te pushuar, e jo per te “pushuar” keto dy dite.

Lajme të ngjashme