Deputet Bajqinovci merr çmim nga një shoqatë e policisë - NACIONALE

Deputet Bajqinovci merr çmim nga një shoqatë e policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, ka bërë të ditur se ka marrë një çmim nga një shoqatë e policisë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebooj, Bajqinovci ka thënë se shoqata “American Albanian Laë Enforcement of New York” i ka ndarë një çmim simbol.

“Roli i kësaj Shoqate është i rëndësishëm, sidomos për faktin e binjakëzimit të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë me Policinë e ShBA-së.” – ka thënë ai.

Deputeti i VV-së në fund ka falenderuar shoqatën në fjalë.

Postimi i plotë:

Falënderoj z. Elton Shametaj, Kryetar i Shoqatës "American Albanian Laë Enforcement of Neë York" për ndarjen e çmimit simbol të kësaj Shoqate për mua.

Roli i kësaj Shoqate është i rëndësishëm, sidomos për faktin e binjakëzimit të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë me Policinë e ShBA-së.

E falënderoj për punën që kjo shoqatë bën në fushën e sigurisë mes dy policive shqiptare dhe asaj amerikane.

Lajme të ngjashme