Deponim i mbi 4 mijë e 500 euro falso, punonjësja e bankës i raporton në polici
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se mbi 4 mijë e 500 euro janë deponuar në një ATM bankar në Kosovë.
Punonjësja e bankës i ka raportuar në polici paratë e dyshuara për të falsifikuara, ndërsa për çështjen është njoftuar edhe prokurori.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Robert Dolli, Prishtinë 25.02.2026-12:00. Ankuesja femër kosovare-përfaqësuese e bankës komerciale, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të njëjta janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.