‘Dent Fix’ e Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti shkruan histori suksesi në Evropë: Fiton çmimin për inovacion dhe dizajn luksoz në stomatologji - NACIONALE

‘Dent Fix’ e Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti shkruan histori suksesi në Evropë: Fiton çmimin për inovacion dhe dizajn luksoz në stomatologji

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një ceremoni ndërkombëtare të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, klinika “Dent Fix” nga Prishtina, e drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, ka shënuar një tjetër sukses të madh për Kosovën duke u shpallur fituese e çmimit “Best Construction Investment in a Regional Dental Clinic” në kuadër të “Luxury Construction, Architecture and Design Awards 2025” – një prej platformave më prestigjioze evropiane që vlerëson arritjet në fushën e arkitekturës dhe dizajnit luksoz.

Ky çmim e pozicionon “Dent Fix” ndër klinikat më të avancuara dhe vizionare në rajon, duke e njohur si një shembull të përkushtimit ndaj inovacionit, teknologjisë dhe cilësisë. Projekti i saj, që kombinon elegancën arkitektonike me standardet më të larta të teknologjisë dentare, është vlerësuar nga juria ndërkombëtare si një model inspirues për zhvillimin dhe profesionalizmin në industrinë e shëndetit oral.

Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, i cili prej vitesh është sinonim i profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit në shërbimin ndaj pacientëve, e ka shndërruar “Dent Fix” në një qendër referimi për trajtime dentare të standardeve botërore. Vlerësimi në Sofje është një konfirmim i përmasave ndërkombëtare të punës së tij dhe i përpjekjeve të pandalshme për ta vendosur Kosovën në hartën e ekselencës mjekësore evropiane.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua dhe ekipin tim, por për të gjithë ata që besojnë se suksesi ndërtohet me punë, përkushtim dhe dashuri për profesionin. Dent Fix është dëshmi se edhe në Kosovë mund të krijohen standarde që garojnë me botën,” është shprehur Prof. Haliti pas marrjes së çmimit.

Ky sukses i ri i “Dent Fix” është një kurorë e punës dhe vizionit të një profesionisti që ka ngritur një institucion model në shëndetësinë private dhe një dëshmi e fuqishme se cilësia, etika dhe inovacioni nuk njohin kufij.

Në një kohë kur vendi ka nevojë për shembuj frymëzues, Prof. Fehim Haliti dhe “Dent Fix” po dëshmojnë se ekspertiza shqiptare mund të vlerësohet në qendrat më të mëdha të botës, duke ngritur lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të inovacionit dhe arkitekturës mjekësore.

Lajme të ngjashme