denoncon projektin tek Ndërmarrja Publike Banesore - NACIONALE

denoncon projektin tek Ndërmarrja Publike Banesore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë denoncuar atë që ata e quajnë “afera tek Ndërmarrja Publike Banesore”. Më saktësisht, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë kritikuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës së kësaj ndërmarrje për projekt privat.

Veprimi para një viti për t’i dhënë në shfrytëzim pronën publike në mënyrë të kundërligjshme dhe të kurdisur duhet të marrë përgjigjet të vendosur nga sistemi ynë i drejtësisë. Ka qenë e dukshme që individ të ndryshëm kanë qenë të përfshirë në këtë keqpërdorim duke pretenduar përfitime të mëdha financiare” ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi.

Më tutje Rrustemi shpjegoi shkeljen të cilën ata e pretendojnë.

Vetëm disa muaj para se të përfundonte mandatin qeverisja lokale e Prishtinës, në mënyrë të kundërligjshme, të nxituar dhe jo-transparente i kishte hapur rrugë një investimi qartësisht të kontestuar e privat në pronën e palujtshme të Ndërmarrjes Publike Banesore”, vazhdoi Rrustemi fjalën e tij.

Lajme të ngjashme