Dënohet shoferi që voziti në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi” - NACIONALE

Dënohet shoferi që voziti në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person është dënuar më me 500 euro, 5 pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për 12 muaj.

Krejt kjo pasi që i njëjti ka vozitur në anën të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

Njoftimi i plotë:

Me datën 23.01.2025 në rrjete sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në Autostradën “Arben Xhaferi”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me stacionin Policor - Hani i Elezit ka identifikuar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt, i njëjti është gjobitur me 500€, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Lajme të ngjashme