Dënohet personi që dëmtoi një objekt në pronën publike në Prishtinë - NACIONALE

Dënohet personi që dëmtoi një objekt në pronën publike në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është shoqëruar në Stacionin Policor një person i cili dyshohet se ka bërë dëmtimin e një nga objektet në tortuar në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus.

Menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikiar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bënë të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë.

Ndryshe, mbrëmë edhe Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, kishte shpërndarë një video ku shihet i njëjti person duke e dëmtuar një nga objektet në pronën publike.

Lajme të ngjashme