Dënohet me një vit e gjysmë burg sulmuesi i kameramanit Jetmir Muji - NACIONALE

Dënohet me një vit e gjysmë burg sulmuesi i kameramanit Jetmir Muji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i kameramanit Jetmir Muji, është dënuar me burgim prej 1 viti e gjysmë.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila njofton:

“Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar publik, të mbajtur me datë 19.06.2025, me datë 23.06.2025, në mungesë të të gjitha palëve në procedurë, i pandehuri u shpallë fajorë dhe ndaj tij u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj, i cili dënim do të fillon të ekzekutohet brenda 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri akuzohet se: me date 17.11.2022, rreth orës 10:45, në Mitrovice Veri, në rrugën “H. D. (V.C), me dashje dhe në bashkëkryerje me N.N persona i shkaktojnë lëndime trupore tani të dëmtuarit J.M., kameraman i portalit “Insajderi”, ashtu që deri sa i dëmtuari së bashku me kolegun e tij V.D kishin pasur të zhvillojnë një intervistë, ishin nisur në drejtim të urës së Ibrit për t’i realizuar intervistat, posa kishin arritur tek ura ai i kishte parë një grup prej 3-4 fëmijësh të cilit ishin duke ardhur në drejtim të urës nga pjesa veriore e Mitrovices dhe me zë të lartë kërkonin ndihmë policëve –KFOR-it Italian, i dëmtuari J. kishte vazhduar me vrap për të parë se çka ka kishte ndodhur, derisa e kishte dëgjuar sirenën e ambulantes dhe rreth 10-15 metra ku kishte qenë ambulanta ai kishte filluar ta incizon ngjarjen me telefon të tij , ne çastin kur vetura e ambulantes ishte larguar, ai ishte sulmuar nga i pandehuri dhe N.N persona , ku i pandehuri I.M. e kishte godit të dëmtuarin J. ne pjesën prapa kokës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti kishte tentuar që t’ia merr telefonin por se nuk kishte arritur kurse nga ekspertiza mjekoligjore janë konstatuar lëndimet e te dëmtuarit si dëmtime të lehta trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit,

Me këto veprime i pandehuri se bashku me N.N personin ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupore trupor nga neni 185 par.1 nën par 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kundë këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, nëpërmjet kësaj gjykate”.

Lajme të ngjashme