Dënimi me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën, sot seanca në Gjykatën Supreme - NACIONALE

Dënimi me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën, sot seanca në Gjykatën Supreme

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Supreme të Kosovës, sot në orën 09:00, mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Krivaqa ishte dënuar më 4 gusht 2023 me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit, një rast që kishte tronditur opinionin publik.

Seanca e sotme në Supreme pritet të përcaktojë nëse vendimi i Apelit do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet në rishqyrtim.

Lajme të ngjashme