Gjobë prej 300 eurosh për ata që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike në Prishitnë - NACIONALE

Gjobë prej 300 eurosh për ata që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike në Prishitnë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka filluar t’u vendosë gjoba prej 300 eurosh të gjithë qytetarëve të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike.

Përveç gjobës, shkelësit do të detyrohen që vetë t’i largojnë mbeturinat e hedhura.

Tutje, në njoftim theksohet se nuk do të ketë tolerim për ndotësit e mjedisit, ndërsa qytetarët janë ftuar të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.

“300 EURO GJOBË për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike!

Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./Nacionale

Lajme të ngjashme