Dëmtohet rrethoja e kompleksit kishtar në Studenicë të Istogut - NACIONALE

Dëmtohet rrethoja e kompleksit kishtar në Studenicë të Istogut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se janë dëmtuar rrethojat e objekti kishtar në Studenicë të Istogut.

Deri më tani nuk raportohet për të dyshuar.

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË Fsh. Studenicë, Istog 05/06.03.2024 NN. Dëshmitarja femër kosovare përmes telefonit ka njoftuar se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksit kishtar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë iniciuar rastin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndërkohë, ditë më parë, disa klerikë serbë vizituan Kishën në fshatin Studenicë të Istogut.

E për këtë vizitë reagoi deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili tha se vizita e tyre nxitë përçarje dhe urrejtje dhe të pavërteta.

Lajme të ngjashme