Dëmtohet gypi kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq e Emshir - NACIONALE

Dëmtohet gypi kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq e Emshir

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime në gypin kryesor furnizues në Shkabaj. Si pasojë, ujësjellësi ka njoftuar se do të ketë reduktime.

Reduktime me furnizim do të ketë në Fushë-Kosovë, Obiliq, lagjen Emshir dhe në disa pjesë të tjera të Prishtinës.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.

Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë në këto zona:

• Fushë Kosovë

• Obiliq

• Lagjja Emshir

Ndikime priten edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës. Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme