Dëmtohen qindra doza ampula në Spitalin e Gjilanit, dëmi rreth 20 mijë euro
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Në Spitalin e Gjilanit janë dëmtuar 185 doza ampula, dhe dëmi është rreth 20 mijë euro.
Njoftimi:
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se në spitalin e Gjilanit në repartin e oftalmologjisë janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20.000€. Është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”.