Demolohen veturat e grupit Koha dhe televizionit T7 gjatë natës në Zveçan - NACIONALE

Demolohen veturat e grupit Koha dhe televizionit T7 gjatë natës në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe dy media të Kosovës kanë qenë cak i sulmeve në pjesën veriore të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se janë demoluar veturat e Kohës dhe televizionit T7.

AGK ka kërkuar siguri për gazetarët.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdës të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, u bëjmë thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna, si dhe t’i hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme