Demolli: Reagimet ndaj presidentes të motivuara nga lakmia
Aktivistja e PSD, Donjeta Demolli, ka reaguar në lidhje me temën e përfolur të përfshirjes se vajza të presidentes në ceremoninë e pritjes së Dua Lipës.
"Ky reagimi për prezencen e çikave të Presidentes në takim me Dua Lipën amo mungesa e reagimit për dhomën e gjidhënies në kuvend me të njejtin kut o ni tregim i motivumë prej lakmisë ma shumë se empatisë a solidaritetit", shkroi Demolli, në llogarinë e saj në Facebook.
Sipas Demollit, Kosova ka nevojë për ndryshime strukturore, e jo politikanë të cilët japin model të sjelles.
"Kosova ska nevojë për udhëheqësi politike që jep model të sjelljes aq sa ka nevojë për ndërrim sistemik e strukturor e investime nga të cilat përfitojmë të gjithë, e më së shumti ata që kanë më së paku", vazhdoi Demolli.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë: