Demi i reagon Qeverisë: BQK-ja prej themelimit e deri sot është mbushuar me familjarë të partive
Agron Demi nga Instituti GAP ka reaguar pas deklaratave të qeveritarëve ndaj partnerëve ndërkombëtarë se Banka Qëndrore e Kosovës është institucion i pavarur dhe nuk mund të ndërhyjnë në vendimmarrjen e saj.
Demi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është “hajgare e pacipë” për secilin politikan, pasi prej thelmelimit të këtij institucioni, aty ka pasur njerëz të afërt me partitë.
“Me ju thanë ndërkombëtarëve, sidomos ShBA-së, që Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur dhe se politika nuk duhet me u përzi në vendimmarrjen e saj, është hajgare e pacipë dhe sdi qysh nuk i vjen marre secilit politikan me thanë këtë, kur që nga themelimi i BQK e deri më sot secila parti e ka mbushë këtë institucion me familjarë nga recepcionisti e deri tek guvernatori, nën vëzhgimin e ShBA e cila kosntant ka ndihmu që përkundër kësaj BQK me funksionu profesionalisht. Kjo më e pakta është me ba hajgare me ndihmën që ShBA ja ka dhënë këtij institucioni.” – ka shkruar ai.
Veç kësaj, Demi ka pasur disa fjalë edhe për guvernatorin e BQK-së, derisa kritikoi edhe gazetarët.
“Nuk është aspak profesionale që në emisione televizive, analistë e gazetarë, e përqeshin vendimin për "Dinarin", duke thënë se dinari është pare me ble vò, ee injoru faktin që finari ka qenë flaka që ka mbajtë në këmbë institucionet paralele, mbajtësja e kontrabandës e akteve terroriste si ai i Banjskës.” – është shprehur ai.
Në fund, Demi ka thënë se duke parë këtë, është turp të mos pranohet sugjerimi i ShBA-së për shtyrje të zbatimit të rregullores pasi “vetëm institucione të pavarura nuk ka në këtë vend”.