Demhasaj merr shkas nga dosja e Hafizit: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë pa djersë, me prova
Arton Demhasaj nga shoqëria civile duke marrë shkas nga dosja e Prokurorisë për Naser Hafizin, i cili u arrestua e u dërgua në paraburgim si i dyshuar në lidhje me skandalin e ambalazhuesëve të ujit, në ministrinë e Liburn Aliut, ka shkruar në lidhje me një premtim të madh të Qeverisë Kurti.
Ai ka përmendur Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilët do të kishin prova sipas Demhasajt.
Ai ka përmendur edhe slloganin e VV-së që e përdorte sa ishte në opozitë, “nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur”.
E plotë:
Byroja per Konfiskim te Pasurive - te fituar pa kokerr djerse, me prova...
A e keni seriozisht a jo krijimin e Byros per Konfiskim!
Nuk jemi te varfer po jemi te vjedhur!