Demaku e ashpër me deputetët e VV-së: Ndaloni se keqpërdoruri emrin e Afrim Bunjakut
Dafina Demaku, gazetare dhe analiste, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin që ka ndodhur në Komisionin për Administratë Publike të Kuvendit të Kosovës.
Më saktë, ajo ka kritikuar deputetët e VV-së për përdorim të emrit të Afrim Bunjakut, heroit të Kosovës që ra heroikisht në Banjskë të Zveçanit.
Ajo ka kërkuar që të mos keqpërdoret emri i Bunjakut.
“Personalisht, jam me u dënu – në qoftë naj mundësi ligjore – deri në mbyllje të kanalave që transmetojnë mesazhe politike a kërcënuese kundër Kosovës, ama ju hipokritë, ndaloni së keqpërdoruri emrin e një polici që u vra më 24 shtator.” – shkroi ajo.