Deliu - Kurtit: Kur Thaçi e kritikonte Lajçakun ti e mbroje, tash ankohu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra ka reaguar pas takimit të nivelit të lartë i mbajtur në Bruksel sot.
Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Kurtit ku i ka thënë se kur ish-presidenti Hashim Thaçi e kiritkonte Lajçakun, Kurti e mbronte.
“Kur presidenti Hashim Thaçi kritikonte Lajçakun, ti, Kryeministër, e mbroje. Tash, për ty, Lajçaku qenka problemi dhe jo vetëm. Edhe BE-ja, edhe SHBA-të por jo ti, ekipi yt dhe keqmenaxhimi i tërë procesit të dialogut. Po vajton me vonesë edhe kot, Kryeministër. Të kemi paralajmëruar shumë herë, vazhdimisht. Nuk ke dashur të dëgjosh, tash ankohu.” – ka shkruar ajo.
