Deliu-Kodra:Deklarimi i pasurisë të bëhët pa mjekët e profesorët - NACIONALE

Deliu-Kodra:Deklarimi i pasurisë të bëhët pa mjekët e profesorët

4 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur sot për medie, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

Deliu-Kodra, ka thënë se Projektligji për deklarimin e pasirisë nuk duhet t’i përfshijë mjekët dhe profesorët.

“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që të projektligji për Deklarimin e Pasurisë kërkuam të largohen mjekët dhe profesorët dhe të trajtohet në seancë plenare. Kërkuam lexim të tretë që këto dy kategori të largohen sepse është barrë e madhe për agjencinë. Sa i përket projektligjit mbeti të diskutohet në seancë për t’i adresuar kërkesat tona. Sa i përket dështimit për projektligje duhet të ketë prezencë të mazhorancës sepse kjo shumicë po dëshiron t’i votojë projektligjet. Në radhë të parë shumica parlamentare duhet të jetë aty, pra duhet të ketë më vullnet politikë dhe që të mos dështojnë projektligjet” ka thënë deputetja.