Deliu-Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot është shkarkuar prej anëtares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Shkarkimi është bërë nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me katër vota “për” dhe dy “abstenime”.
Deputetja e PDK-së për këtë shkakrim ka drejtuar gishtin nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se Haxhiu e la linçuar publikisht duke i thënë hajneshë.
“Ky diskutim nuk do të kishte me ndodh nëse ministrja nuk do të dilet në një linçim publik para së me sjell një raport në kuvend. Ministrja ka zgjedhur e para të ju drejtohet mediave për të më linçuar si hajneshë në opinionin publikë dhe pastaj të vije raportimi në Komision. Më vjen keq kjo po shihet së është vetëm tendencë personale. Nëse sot vini dhe thoni që Rozeta Hajdari nuk është fajtore, ti je fajtore. Unë jam turpëruar prej një interviste”, ka thënë ajo, raporton EO.
Deputetja Deliu-Kodra për këtë çështje e ka paditur në gjykatë ministren Haxhiu.
Kjo e fundit e ka akuzuar deputeten e PDK-së se ka marrë mëditje pa shkuar në mbledhje të komisionit fare.