Deliu-Kodra për vizat: Mund të shtyhet edhe për ndonjë datë tjetër në 2024 - NACIONALE

Deliu-Kodra për vizat: Mund të shtyhet edhe për ndonjë datë tjetër në 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pasi Evropa e Lirë raportoi se shtetet janë dakorduar që liberalizimi për Kosovën të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2023, Deliu-Kodra ka dilemat e saj.

Thotë se liberalizimi i vizave mund të shtyhet edhe për vitin 2024.

POSTIMI:

Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizu në nëntor të vitit 2023.

Pra, parashikohet, nuk është e sigurtë. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, Janar 2023, Maj 2023 dhe tani Nëntor 2023.

Kush e di, kështu, mundet me u shty edhe për ndonjë datë tjetër të 2024?! Por, presim na...edhe Qeveria, në mungesë t'punve!

Lajme të ngjashme