Deliu-Kodra: Nuk mund të ketë normalitet derisa të thirret seanca - NACIONALE

Deliu-Kodra: Nuk mund të ketë normalitet derisa të thirret seanca

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ftuar edhe një herë VV-në që të thërras vazhdimin e seancën konstituive të Kuvendit.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se PDK-ja nuk do t`i ndalët deri në rikthimin e kushtetueshmerisë në Kuvend.

“PDK-ja siç e kemi thënë tash e sa do të vazhdoj që të bëjë përpjekjen e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës. Nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata që nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri. Sot domosdoshmëri është që të tirret seanca e Kuvendit të Kosovës, të konsitutohet Kuvendi e të mos vazhdojnë me lojëra dhe me zhvillime që i pamë edhe sot”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme