Deliu-Kodra, Kurtit: Me Listën Serbe bashkëpunon ti, madje edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së - NACIONALE

Deliu-Kodra, Kurtit: Me Listën Serbe bashkëpunon ti, madje edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes – njëkohësisht kryeministër në detyrë – po bashkëpunon me Listën Serbe, madje edhe në çështjen e pagave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim në Facebook drejtuar Kurtit, Deliu-Kodra i kujtoi se, ndërsa themeluesit e PDK-së kanë luftuar Serbinë, ai po e avancon Mimozën si Ministre si kundërshpërblim për bashkëpunimin me Millan Radojciqin.

Reagimi:

Albin,

Themeluesit dhe emrat e PDK-së e kane sulmuar dhe luftuar me armë Serbinë. Siç u tha edhe sot në Hagë.

Me Listën Serbe bashkëpunon ti, madje edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së.

Prandaj edhe e avancon Mimozën si Ministre si kundërshpërblim për bashkëpunimin me Millan Radojciqin. Avancon edhe Donika Gervallen si ministre te Drejtësisë, e cila ka deponu dosje në Hagë.

Lajme të ngjashme