Deliu-Kodra kritikon VV-në rreth formimit të Komisioneve Hetimore në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se për shkak të deputetëve të VV-së po është e vështirë që të formohen Komisionet Hetimore Parlamentare.
“Vështirë të flitet për gadishmërinë e mazhorancës për të mbështetur nismat e opozitës ju e dini që ne tash e sa kohë kemi kërkesa. Edhe në seancën e rradhës, do të kemi një përpjekje tonën për të adresuar po ashtu një komision të ri hetimor. Është mekanizëm i opozitës në mënyrë që t’ i hapë rrugë zhvillimeve që po ndodhin qoftë atyre me afera korruptive” - ka thënë Deliu – Kodra për EO.
Deputetja e PDK-së ka përmendur aferën e rezervave shtetërore, duke thënë se Qeveira po tetnton që t’i mbulojë.
“Unë e kuptoj përpjekjen e Qeverisë për të mbuluar aferën e shumëpërfolur me rezervat shtetërore, me miellin grurin e po ashtu rezervave tjera shtetërore, por po ashtu gjithmonë dua të theksoj faktin që e ka të pamundur kjo qeveri ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës sepse tashmë po flasim edhe për insitucionet e Drejtësisë të cilat kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës. Ka filluar që të funksionojë sistemi drejtësisë për ti adresuar vërejtet të cilat i kemi thënë tash e sa kohë dhe përkundër përpjekjeve që të bllokohet komisioni për rezerva shtetërore komisioni për rastin Dehari, dhe për zhvillimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Do ta kenë të vështirë shumica paralamentare për ta mbyllur në fakt këtë përpjekje që po e bën për të mbyllur korrupsionin krimin por edhe gjithë parregullsitë të cilat po ndodhin në secilin cep të insitucioneve të Kosovës” - ka thënë Deliu – Kodra.