Deliu i reagon Osmanit: Gratë në grevë që injorohen nga gratë në krye të shtetit - NACIONALE

Deliu i reagon Osmanit: Gratë në grevë që injorohen nga gratë në krye të shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas një fotografie të Nacionales, ku presidentja Vjosa Osmani shihet duke kaluar nga pjesa ku punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po mbajnë grevë.

Deliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë “gratë në grevë injorohen nga gratë në krye të shtetit”.

“Realitet paralel: gratë në grevë që injorohen nga gratë n’krye t’shtetit. Presidente, GUXO, edhe ngrite zërin edhe për to!” – ka shkruar deputetja.

Ndryshe, presidentja Osmani ka kaluar afër grave që po grevonin në hyrje të Kuvendit të Kosovës dhe nuk është ndalur për t`i përshëndetur.

Gazetari i Nacionales, që ka qenë prezent në komentin e kalimit të Osmanit afër grave, ka bërë me dije se presidentja nga distanca i ka përshëndetur ato me një zë të ulët.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës prej disa muajsh janë duke bërë grevë dhe askush prej institucioneve nuk është marrë me kërkesat e tyre. Më herët, ato edhe kanë protestuar duke kërkuar rritje të pagës.

Lajme të ngjashme