Deliu i del në mbrojtje gazetares Demaku: Trajtim aspak i drejtë - NACIONALE

Deliu i del në mbrojtje gazetares Demaku: Trajtim aspak i drejtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerta Deliu, deputete, ka reaguar pas debatit “Konfront”, ku analistja Dafina Demaku u përball me sulme seksiste nga analistët, Nexhmedin Spahiu dhe Rron Gjinovci.

Deliu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ofendimet e tilla pengojnë pjesmarrjën e grave në skenën publike.

Mjafton me shiku debatin në KTV, me pa se çfarë ofendime i bëhen gazetares Dafina Demaku për me kuptu pse në Kosovë gratë hezitojnë me u ba pjesë e paraqitjeve publike – posaçërisht atyre politike”, ka shkruar Deliu.

Tutje, ajo ka vlerësuar lartë analistën Demaku.

Gjithsesi, përkundër trajtimit aspak të drejtë, Dafina, fatmirësisht, është shumë e guximshme dhe profesionale, për me e leju çfarëdo opinioni me ndiku te ajo. Mos u ndal, Dafinë!”, ka shkruar ajo tutje.

Lajme të ngjashme